Një raund i dytë takimesh bilaterale ka nisur ndonëse bëhej e ditur se që nga ora 18:00 do të niste takimi trepalësh BE-Kosovë-Serbi, raportoi Radio Evropa e Lirë.
“Në Bruksel po mbahet rundi i dytë i takimeve dypalëshe mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë dhe emisarëve evropianë. Pas përfundimit të rundit të parë të takimeve dypalëshe ishte paralajmëruar mbajtja e një takimi të përbashkët mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por një takim i tillë nuk ndodhi”, raportoi REL-i.
Takimet ndaraz bilaterale përfunduan minuta më herët, ku prej tyre u deklarua vetëm Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se te Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, “ngula këmbë te formimi i Asociacionit të Komunave (të banuara me shumicë) Serbe”.