Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka arritur në Bruksel ku pritet të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Nga atje, ai citohet të ketë thënë se nuk pret diçka nga ky takim.
Sipas “Kosovo-Online”, Vuçiq para takimit citohet të ketë thënë se pret që takimi i përbashkët të jetë njëjtë si të tjerat.
“Pres nga Kurti që ta dramatizojë, të bërtasë, deri t’i them ndalo, si gjithmonë. Dhe më pas, ai do të dalë e thotë Putini i vogël tha këtë, bëri atë, si gjithmonë.” – ka pretenduar presidenti serb.
Tutje, ai ka pretenduar se “do të luftojë për interesat e popullit serb në Kosovë, dhe do të flasë për pozitën e vështirë të tyre”.
“Këtu, më ftojnë në këtë objekt, përgatisin senduiq, dhe më torturojnë me Kurtin, por sot ka qenë ndryshe, më e rëndësishme strategjikisht…” – ka thënë ai tutje.