Teutë Rrusta nga Partia Socialdemokrate sot ka folur për temat që do të diskutohen në takimet e sotme në Bruksel në kuadër të procesit të dialogut, mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ajo në Kosova Today të Klan Kosovës ka theksuar se sot ka gjasa në takim të flitet për datat e zbatimit të formimit të Asociacionit.
“Aty do të bëhet fjalë për sekuencim, kjo marrëveshja për të cilën ka deklaruar edhe Qeveria e Kosovës, edhe ajo e Serbisë se e kanë pranuar. Megjithatë, sot do të bëhet fjalë, sipas të gjitha gjasave, për sekuencim të marrëveshjes”.
“Sekuencimin e kanë pranuar të dyja palët, çështja është se a do të ketë afate, apo data. A do të ketë afat për themelim të Asociacionit? Apo për dërgim në Gjykatë Kushtetuese, e këto hapat tjerë. Në anën tjetër a do ta pranojë Serbia, Zyrën e Kosovës atje? Do të diskutohet rreth datës së Asociacionit, mendoj se do të ketë tendenca për të diskutuar çështje të tilla”, ka thënë Rrusta nga PSD-ja.