Trupat e KFOR-it janë bërë gati të pozicionohen në pikëkalimin kufitar të Kosovës me Serbinë, në Bërnjak.
Kjo pasi Njësitë Speciale janë gati të largohen nga ky pikëkalim, njofton Klankosoova.tv.
Kujtojmë se këtë të shtunë pritet zhbllokimi edhe i pikëkalimit kufitar në Jarinjë.
Që nga 20 shtatori këto dy pika kufitare janë bllokuar pas vendimit të Qeverisë për reciprocitetin e targave.
Teksa më 30 shtator u arrit ujdia mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për çështjen e targave