GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Vuçeviq: Serbia e gatshme të bëjë kompromise me Kosovën

25/06/2024
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Vuçeviq: Serbia e gatshme të bëjë kompromise me Kosovën
Share on FacebookShare on Twitter

Serbia është e gatshme për “marrëveshje dhe kompromise” në bisedime me Kosovën, tha kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, për agjencinë AFP-në.

Këtë deklaratë, Vuçeviq e dha një ditë para se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të takohen për një rund të ri të dialogut për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

“Ne jemi të gatshëm të bëjmë marrëveshje dhe kompromise, që nënkuptojnë se asnjëra palë të jetë fituese absolute apo humbëse absolute, por që Serbia dhe shqiptarët duhet të jetë të kënaqur më mënyrë të barabartë, apo thënë më mirë të pakënaqur në mënyrë të barabartë”, tha Vuçeviq.

Për herë të fundit, Kurti dhe Vuçiq u takuan në Bruksel më 14 shtator të vitit 2023, kur diskutuan për zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve, por ky takim rezultoi pa ndonjë përparim, për shkak të qëndrimeve kontradiktore të palëve.

Më 25 qershor, Kurti deklaroi për gazetarët në Prishtinë se në takimin në Bruksel do të diskutohet për gjendjen e këtij procesi dhe në rrugën përpara.

Ai po ashtu tha se Marrëveshja në rrugën drejt normalizimit të raporteve e bën të mundur normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë “me njohjen de facto në qendër”.

Kurti akuzoi Serbinë për moszbatim dhe shkelje të kësaj marrëveshjeje.

Kjo marrëveshje e cila u arrit vitin e kaluar nuk është nënshkruar nga palët, por BE-ja thotë se ligjërisht e obligueshme për Kosovën dhe Serbinë. Kosova kërkon që të nënshkruhet marrëveshja, por Serbia deri më tani ka refuzuar një gjë të tillë.

Marrëveshja prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

BE-ja e cila që nga viti 2011 ndërmjetëson dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë ka kritikuar palët për moszbatimin e marrëveshjes.

Tags: Dialogu Kosovë-Serbikryeministri serbMillosh Vuçeviq
ShareTweetShare
Previous Post

Publikohet podcasti i shumëpritur i Bleros dhe Afronës

Next Post

Deputeti i Junts: Kosova është shtet i pavarur, Qeveria e Spanjës duhet ta njohë

Next Post
Propozimi i “Junts” për njohjen e Kosovës, nis diskutimi në Parlamentin e Spanjës

Deputeti i Junts: Kosova është shtet i pavarur, Qeveria e Spanjës duhet ta njohë

Lajmet e fundit

Hamiti për Vetëvendosjen: Kushtetutën e kanë shkelur më shpesh se të gjitha qeveritë e mëhershme bashkë

Hamiti për Vetëvendosjen: Kushtetutën e kanë shkelur më shpesh se të gjitha qeveritë e mëhershme bashkë

20/05/2025
Studim alarmant: Shkrirja e akullnajave po përshpejtohet, rrezikon miliona njerëz

Studim alarmant: Shkrirja e akullnajave po përshpejtohet, rrezikon miliona njerëz

20/05/2025
Hyseni: Nënshkruhet kontrata për Stadiumin e Gjilanit

Hyseni: Nënshkruhet kontrata për Stadiumin e Gjilanit

20/05/2025
Krasniqi takon ambasadorin e ri italian: Kosova ka nevojë urgjente të dalë nga bllokada

Krasniqi takon ambasadorin e ri italian: Kosova ka nevojë urgjente të dalë nga bllokada

20/05/2025
Zeka: Vetëvendosje kishte skuadër për rrahje dhe plane për vrasje

Kush janë emrat që përmenden në audio-incizimet e Milaim Zekës?

20/05/2025
“Ia ka marrë shpirtin me dorë”- Dëshmitarët tregojnë për maltretimet e të akuzuarit Lutvija ndaj civilëve gjatë luftës

“Ia ka marrë shpirtin me dorë”- Dëshmitarët tregojnë për maltretimet e të akuzuarit Lutvija ndaj civilëve gjatë luftës

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Hamiti për Vetëvendosjen: Kushtetutën e kanë shkelur më shpesh se të gjitha qeveritë e mëhershme bashkë

Hamiti për Vetëvendosjen: Kushtetutën e kanë shkelur më shpesh se të gjitha qeveritë e mëhershme bashkë

20/05/2025
Studim alarmant: Shkrirja e akullnajave po përshpejtohet, rrezikon miliona njerëz

Studim alarmant: Shkrirja e akullnajave po përshpejtohet, rrezikon miliona njerëz

20/05/2025
Hyseni: Nënshkruhet kontrata për Stadiumin e Gjilanit

Hyseni: Nënshkruhet kontrata për Stadiumin e Gjilanit

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.