Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar prona në Himarë në vlerë 35 milionë euro, të cilat u përvetësuan me dokumente të falsifikuara.
Këto prona përbëhen nga 247 mijë metra katror, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë hetimeve, Prokuroria arriti të provojë se dokumenti kryesor që ka shërbyer për regjistrimin dhe përvetësimin e këtyre pronave në Gjykatën e Apelit Vlorë, ka rezultuar i falsifikuar.
Për rrjedhojë, me kërkesë së prokurorisë, gjykata vendosi sekuestro preventive të 30 pronave në Zonën Kadastrale 1592 në Himarë.