15 udhëtarë janë evakuuar, pasi autobusi me të cilin udhëtonin e kishte të pamundur të qarkullonte shkaku i reshjeve të mëdha të shiut.
Mjeti transportues, kishte mbetur në nënkalimin tek Stacioni i Autobusëve në Prishtinës.
Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv drejtori i Emergjencave Lulzim Fushtica.
“Jemi duke punuar që ta largojmë autobusin, por për momentin e kemi të pamundur për shkak se e ka lëshuar ajri”, tha Fushtica.
Gjendje paraqitet tejet e rënduar në Prishtinë, si shkaku i reshjeve të mëdha të shiut.