Raportuesja speciale e OKB-së, Francesca Albanese, ka akuzuar Izraelin për “shkelje të ligjit ndërkombëtar” pasi u shfaqën pamjet e një palestinezi gjatë një bastisjeje nga trupat izraelite në Bregun Perëndimor.
Ushtria izraelite tha se forcat e saj u qëlluan dhe shkëmbyen zjarr, duke plagosur një të dyshuar dhe duke e kapur atë.
Ushtarët më pas shkelën protokollin ushtarak, shtoi ai.
Albanese tha në X se “ishte befasuese se si një shtet i lindur 76 vjet më parë ka arritur ta shkel ligjin ndërkombëtar fjalë për fjalë”.
“Ky rrezikon të jetë fundi i multilateralizmit, i cili për disa shtete anëtare me ndikim nuk i shërben më ndonjë qëllimi përkatës,” shtoi ajo.
Një hetim nga Izraeli për incidentin është duke u zhvilluar, shkruan Skynews.