Shqipëria do ta luajë ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Euro 2024.
Kuqezinjtë përballen me Spanjën që e ka siguruar kualifikimin nga pozita e parë në grup.
Fitorja e kualifikon Shqipërinë, kurse barazimi e mban me gjasa nëse Kroacia nuk fiton ndaj Italisë.
E përkrahje Shqipëria mori edhe nga lojtari që nuk u ftua në Evropian, Myrto Uzuni.
“Të gjithë të bashkuar mund t’ia dalim. Forca çuna”, shkroi ai.