Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi ka reaguar menjëherë pasi UEFA zyrtarizoi dënimin për Mirlind Dakun.
Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ka dënuar me dy ndeshje mos-lojë sulmuesin shqiptar për shkak të thirrjeve raciste pas përfundimit të ndeshjes me Kroacinë në Euro 2024, shkruan Indeksonline
Ish-trajneri i shumë klubeve në Kosovë, Munishi ka bërë një reagim në rrjetet sociale duke mbrojtur Dakun.
“Dy lojë me gabim euforik loçkoman. Pranoje me qetësi dhe dinjitet. Ti ki me na dhuru shumë momente fantastike. Akoma nuk keni parë asgjë nga Daku, lojërat më të mira akoma s’i ka luajtur. Ai është zemra më e mirë se të gjithë ju që e kritikoni”, ka shkruar Ismet Munishi në rrjetet sociale.
Kujtojmë që nesër, Kombëtarja e Shqipërisë luan ndeshjen vendimtare ndaj Spanjës në Euro 2024.