Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në seancen solemne për ndarjen e titullit “Qytetar Nderi” për presidentin shqiptar, Bajram Begajn.
Ai në këtë seancë iu drejtuar Begajt dhe bashkëshortes së tij, duke u thënë se kanë ardhur në shtëpinë e tyre, njofton Klankosova.tv.
“Shqiptarët e vjetër, në të kaluarën kanë thënë kjo është shtëpia juaj, pra ju keni ardhur në shtëpinë tuaj dhe çdoherë do të vini në shtëpinë tuaj”, u shpreh Haradinaj.