Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është shpallur “Qytetar Nderi” nga komuna e Deçanit, për çka ai është shprehur shumë i emocionuar.
Ai është shprehur se e ka përfaqësuar Shqipërinë kudo, por mbresat dhe emocionet e ditës së sotme, i përshkroi si të jashtëzakonshme, njofton Klankosova.tv.
“Për pak bëj dy vjet që jam president i Republikës së Shqipërisë, e kam përfaqësuar Shqipërinë kudo gjatë këtyre dy viteve, por mbresat dhe emocionet e kësaj dite janë të jashtëzakonshme, shumë faleminderit për mikpritjen”, u shpreh ai.