Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesëshme,të cilat siç thuhet në njoftim, gjatë pjesës së dytë të ditës mund te sjellin riga lokale shiu.
Sipas njoftimit të këtij instituti, temperaturat maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius, përcjell Klankosova.tv.
“Të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesëshme,të cilat gjatë pjesës së dytë të ditës mund te sjellin riga lokale shiu”.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, thuhet tutje në njoftim.