Një vajzë 13-vjeçare nga fshati Janosh nga Gjakova është raportuar e zhdukur që nga data 23 shtator. Tani, gati një javë pas, Policia ka dalë me kërkesën për bashkëpunim me qytetarët duke kërkuar të ndihmojnë për lokacionin e saj dhe të një burri nga Peja, që në këtë rast është cilësuar si i dyshuar.
Viktima është E.F., e lindur më 2008, ndërsa, sipas Policisë, besohet se është në shoqëri të të dyshuarit Egzon Krasniqi, të lindur më 1989, nga fshati Treboviq i Pejës.
“Me datën 23.09.2021 në orën 21:00 në stacionin policor në Gjakovë viktima me të dhëna si më lart është raportuar nga familjarët se ishte larguar nga shtëpia. Policia në Gjakovë është duke zhvilluar hetime intensive për identifikimin e lokacionit dhe gjetjen e personave në fjalë, por në lidhje më këtë kërkon ndihmën e qytetareve për informata shtesë”, thuhet në njoftim të Policisë.
Rasti është transferuar për hetim në Sektorin Rajonal për Hetime. Policia ka thënë se janë intervistuar disa persona, janë kontrolluar disa lokacione të dyshimta, por deri tash s’janë gjetur as viktima e as i dyshuari
Apeli i Policisë ka qenë që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e viktimës dhe të dyshuarit, të lajmërojnë Policinë e Kosov