Federata e Atletikës së Kosovës ka marrë pjesë në Kampionatin e Shteteve të Vogla që është zhvilluar në Gjibraltar, ku fituan dy medalje të argjendta.
Në njoftimin e federatës bëhet e ditur se atletja Gresa Bakraçi e fitoi medaljen e argjendtë në vrapim në disiplinën 1500 metra, me rezultat 4 minuta e 46.83 sekonda.
“Gresa do paraqitet edhe në disiplinën 5000m në ora 17:00 ku presim medaljen e dytë nga Gresa në disiplinën 5000m Urime dhe suksese gresa 5000m”, thuhet në njoftimin e federatës.
Kurse, atleti Muhamet Ramadani ka arritur që të fitoj medaljen e argjendtë në hedhjen e gjyles.
“Atleti ynë, fitoi medaljen e argjendtë në hedhjen e gjyles me rezultat 18.48m nga Kampionatin i Shteteve të vogla që është duke u mbajtur në Gjibraltar”, bëri të ditur federata.