Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi ka thënë se kjo ka qenë “një javë me propagandë” nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ministri i Financave, Hekuran Murati.
Ai ka përmendur deklaratën e Bislimit për “vizitat e gjysheve në Evropë”. Sipas Rukiqit, mesataraisht 170 persona po ikin çdo ditë nga Kosova.
“Realiteti: Mesatarisht, 170 persona ikin bga Kosova në çdo ditë të qeverisjes së kësaj Qeverie. Në Kosovë, në këto tri vite, ka lulëzim: të tenderëve sekret, shkeljes së Kushtetutes, migrimiz, sanksioneve etj.” – ka shkruar ai.
Postimi i tij:
Një javë plot propagandë e dyshes Bislimi-Murati
Bislimi: Kosova po lulëzon ekonomikisht. Vetëm gjyshet po shkojnë për vizita në Evropë
Realiteti: Mesatarisht, 170 persona ikin nga Kosova në çdo ditë të qeverisjes së kësaj Qeverie. Në Kosovë, në këto tri vite, ka lulëzim: të tenderëve sekret, shkeljes së Kushtetutes, migrimiz, sanksioneve etj.
Murati: Kemi subvencionuar 61 mijë familje për faturat e energjisë elektrike