Zyra e Vjosa Osmanit e ka dhënë një tender për furnizim me lule. Kontrata prej 6 mijë e 498 euro mes kompanisë fituese dhe Presidencës është nënshkruar dje.
Procesin e nisur tash e një muaj për blerje të luleve, Presidenca e Kosovës e ka çuar deri në fund
Tashmë edhe kontrata prej 6 mijë e 498 euro mes kompanisë fituese dhe Presidencës është nënshkruar.
“Vlera e përgjithshme e kontratës 6,498.85 euro. Furnizim me lule, për nevojat e ZPRK-ës. Data e nënshkrimit të kontratës: 20.06.2024. Numri i tenderëve të pranuar: 2. Emri zyrtar: D.P.T.” Lulishtja Labi”. Data e inicimit të aktivitetit të prokurimit: 30.05.2024”, thuhet në njoftimin e shpallur
Presidenca ka treguar se me këto para do të blihen disa lloje të ndryshme të luleve të freskëta, buketa të vogla dhe disa kurora.
“Ikiban i vogël me lule te freskëta. Ikiban i mesëm me lule të freskëta. Ikiban i madh me lule të freskëta. Buket i vogël me lule të freskëta. Buket i mesëm me lule te freskëta. Buket i madh me lule të freskëta. Kurorë e mesme me lule të freskëta. Kurorë e madhe me lule të freskëta. Furnizimi me lule Bonsai. Furnizimi me lule Begonia. Furnizimi me lule Sansevieria. Furnizimi me lule Saintpaulia. Furnizimi me lule Dracena Marginata”.
Demokracia ka raportuar ditë më parë sesi Presidenca e Kosovës po bëhet gati t’i blejë këto lule dhe për këtë tender ishin parashikuar 9 mijë e 500 euro.
Specifikat dhe sasia për secilën lule që ka vendosur ta blejë zyra e presidentes Vjosa Osmani:
- 1. Ikiban i vogël me lule te freskëta (diametri 15 cm, sasia e luleve trendafila, madhësia e kokës 5 cm, sasia 5 copë, lilium oriental 1 copë, krizantena 1 copë, gjelbrim, gjethe kostarika apo ruskus-sasia 4 copë, pjatë plasike, sfungjer ujëmbajtës si dhe mbështjellje me letër apo celofan).Sasia për një vit, 30 copë.
- Ikiban i mesëm me lule të freskëta
Ikiban i mesëm me lule të freskëta (diametri 30 cm, saia e luleve: trendafila, madhësia e kokës 5 cm, sasia 10 copë, lilium oriental 2 copë, krizantena 2 copë gjelbrim: gjethe kostarika apo ruskus sasia 6 copë, pjatë plastike, sfungjer ujëmbajtës si dhe mbështjellje me leter apo celofan).
Sasia për një vit, 30 copë.
- Ikiban i madh me lule të freskëta
Ikiban i madh me lule të freskëta (diametri 50 cm: trendafila madhësia e kokës 5 cm, sasia 12 copë, lilium oriental 3 copë, krizantena 3 copë gjelbrim: gjethe kostarika apo ruskus sasia 8 copë, pjate plastike, sfungjer ujëmbajtës si dhe mbështjellje me letër apo celofan).
Sasia për një vit, 30 copë.
- Buket i vogël me lule të freskëta
Buket i vogël me lule të freskëta (sasia e luleve: trendafila apo lule tjera, madhësia e kokës 5 cm, sasia 5 copë, gjelbrim: gjethe kostarika apo ruskus sasia 4 copë dhe mbështjellje me letër apo celofan).
Sasia për një vit, 20 copë.
- Buket i mesëm me lule të freskëta
Buket i mesëm me lule të freskëta (sasia e luleve: trendafila apo lule tjera, madhësia e kokës 5 cm, sasia 10 copë, gjelbrim: gjethe kostarika apo ruskus sasia 8 copë dhe mbështjellje me letër apo celofan).
Sasia për një vit, 35 copë.
- Buket i madh me lule të freskëta
Buket i madh me lule të freskëta (saia e luleve: Trandafila madhësia e kokës 5 cm, sasia 15 copë, gjelbrim: gjethe kostarika apo ruskus sasia 12 copë dhe mbështjellje me letër apo celofan).
Sasia për një vit, 35 copë.
- Kurorë e mesme me lule të freskëta
Kurorë e mesme me lule të freskëta (diametri 60 cm, sasia e luleve: Trandafila madhësia e kokës 5 cm, sasia 12 copë, lilium oriental 3 copë, krizantena 5 copë gjelbrim: gjethe kostarika apo ruskus sasia 20 copë, baza e kurores me sfungjer ujëmbajtës dhe mbishkrimi në shirit).
Sasia për një vit, 35 copë.
- Kurorë e madhe me lule të freskëta
Kurorë e madhe me lule të freskëta (diametri 80 cm, saia e luleve: Trandafila madhësia e kokës 5 cm, sasia 16 copë, lilium oriental 6 copë, krizantena 10 copë gjelbrim: gjethe kostarika apo ruskus sasia 30 copë, baza e kurores me sfungjer ujëmbajtës dhe mbishkrimi në shirit).
Sasia për një vit, 5 copë.
- Furnizimi me lule Bonsai me lartësi h=80cm, kjo nënkupton edhe vazon e porcelanit.
Sasia për një vit, 2 copë.
- Furnizimi me lule Begonia me lartësi h=20cm, kjo nënkupton edhe vazon e porcelanit.
Sasia për një vit, 10 copë.
- Furnizimi me lule Sansevieria me lartësi h=40cm, kjo nënkupton edhe vazon e porcelanit.
Sasia për një vit, 10 copë.
- Furnizimi me lule Saintpaulia me lartësi h=10cm, kjo nënkupton edhe vazon e porcelanit.
Sasia për një vit, 10 copë.
- Furnizimi me lule Dracena Marginata njëshe me lartësi h=20cm, kjo nënkupton edhe vazon e porcelanit.
Sasia për një vit, 10 copë.