Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në vazhdimin e implementimit të planit operativ “Motoçiklistët kundërvajtës”, i cili është realizuar nga njësitet policore të stacionit policor në Prizren nga data 01/20.06.2024, në qytetin e Prizrenit.
Plan i cili do të vazhdojë të implementohet edhe në ditët në vijim.
Sipas policisë, me datë 01/20.06.2024 nga njësitet policore të stacionit policor në Prizren, janë sekuestruar: njëzetë e dy (22) motoçikleta të llojeve të ndryshme, ndërsa janë shqiptuar 42 gjoba për kundërvajtje: mos posedimi i lejes për vozitje, mos posedimi i kategorisë përkatëse, ngasje e mjetit pa regjistrim si dhe kundërvajtje tjera.
“Aktivitete dhe detyra të shumta policore, që janë të planifikuara në kuadër të Drejtorisë Rajonale të policisë në Prizren, do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët në vijim, ku toleranca ndaj kundërvajtës do të jetë zero!”, njofton PK-ja.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit.