Mbi pesë persona janë arrestuar deri më tani në operacionin e gjerë policor, të zhvilluar në Pejë dhe Prishtinë kundër grupit kriminal që dyshohet se merrej me fajde. Të dyshuarit janë përfshirë edhe në veprat detyrim e rrëmbim dhe tashmë është lëshuar urdhër për ndalim, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se njëri nga të arrestuarit është Idriz Hajrizi.
Në mesin e të arrestuarve, burimet e Sinjalit thonë se janë arrestuar edhe një grua dhe djali i saj.
Policia e Kosovës ka publikuar video nga operacioni, e po ashu edhe Sinjali ka siguruar pamje kur pjesëtarët e FIT-it arrestojnë disa nga të dyshuarit në një lokacion në Pejë.
Me aktvendim të prokurorit, katër prej tyre janë dërguar në mbajtje.
“Lidhur me operacionin policor, i njëjti ka vazhduar dhe në Prishtinë ku janë arrestuar edhe dy të dyshuar, tashmë numri i të arrestuarve është gjithsej pesë.
Me aktvendim të prokurorit katër të dyshuar dërgohen në mbajtje, Po ashtu, hetuesit policorë kanë konfiskuar edhe dëshmi relevante për rastin.”