Kombëtarja spanjolle ka siguruar kualifikimin tutje në Kampionatin Evropian, pasi siguroi fitoren e dytë në grup.
Spanja mposhti Italinë me rezultat 1:0, duke arritur kutotën e gjashtë pikëve pas dy ndeshjeve me asnjë gol të pësuar.
Goli i vetëm i ndeshjes ishte autogol, ku Riccardo Calafiori shënoi në portën e tij në minutën e 55’ për t’i siguruar Spanjës fitoren sonte.
Me pikët e reja, Spanja kryeson Grupin B me gjashtë pikë, krahas Italisë që renditet në pozitën e dytë me tri pikë.
Në vendin e tretë ndodhet Shqipëria kurse në të fundit Kroacia me nga një pikë.