Nje qytetar nga Turqia ka blerë për një shifër rekord fanellën e Nedim Bajramit të veshur në ndeshjen ndaj Italisë.
Një vlerë të lartë ka ardhur dhe për atë të Brojës, ku oferta ka ardhur nga Gjermania. Shitja e tyre është bërë në ankand në faqen matchëornshirt.
Mësohet se fitimet do të shkojnë në zhvillimin e futbollit në Shqipëri.
Pas dy ndeshjeve të para në Euro 2024, Shqipëria renditet e treta në grup me vetëm një pikë. Ajo pritet të luaj të hënën përballë Spanjës, ku vetëm një fitore do të mund ta kualifikonte në fazën tjetër të Euro 2024.