Nëntë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur të mërkurën në rrugën rajonale Mitrovicë-Podujevë përkatësisht në fshatin Stantërg.
Rastin për Papirusin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, që tha se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar rëndë.
Zahiti bëri të ditur se aksidenti ngjau rreth orës 14:00.
“Aksident trafiku me lëndime, i shkaktuar sot rreth orës 14:00 në rrugën rajonale Mitrovicë- Podujevë, përkatësisht në fshatin Stantërg, në aksident janë përfshirë dy vetura civile, ku përveç dëmeve materiale lëndime ka pësuar nëntë (9) persona”, ka thënë Zahiti.