Elseid Hysaj zhvilloi një ndeshje të themi të mirë në aspektin personal kundër Kroacisë sot.
Pas përfundimit të ndeshjes, Hysaj shkoi dhe festoi i vetëm me Tifozat Kuq e Zi, gjë që e komentoi edhe në një intervistë të dhënë.
“Ndeshja sot tregoi që mund ta kishim fituar lojën, por edhe në fund barazimi nuk ishte keq.
Mbas gjithë asaj që kishte ndodhur, duhej që edhe unë të jap përgjigjen time me një performancë të mirë në fushë. Dua të falënderojë tifozat që më kanë mbështetur sot. Më kanë bërë të ndihem krenar që jam shqiptar.
Me Spanjën nuk i dihet, ky është futbolli, edhe sot mund të shkonim 3-2. Mos të ikim nga ky grumbullim të penduar që nuk bëmë maksimumin. Kështu që me Spanjën do bëjmë maksimumin.”