Futbollisti i kombëtares shqiptare, Qazim Laçi tha se fitorja ndaj Kroacisë do t’i shërbejë Shqipërisë për ndeshjen ndaj Spanjës.
Laçi u shpreh i lumtur me një pikë që Shqipëria mori ndaj Kroacisë.
“Besoj se është një arritje shumë e madhe për ekipin kombëtar për të marrë një pikë ndaj Kroacisë, jam i lumtur me çunat që dhanë maksimumin në fushë. Kjo ndeshje me Kroacinë do të na jap konfidencë të besojmë tek vetja dhe besoj se ndeshja me Spanjën do të jetë më e vështirë se sot për do të japim maksimumin për të marrë pozitën e tretë ose të dytë në tabelë”, tha ai pas ndeshjes.
Laçi ishte golashënues i Shqipërisë duke shënuar për 1:0 në minutën e 11-të.