2:2 ka përfunduar ndeshja në mes të Kroacisë dhe Shqipërisë.
Ishte kombëtarja shqiptare ajo e cila realizoi e para, me Qazim Laçin, i cili realizoi në minutin e 12-të.
Në pjesën e dytë erdhën dy gola të shpejtë nga kroatët.
Golin e parë e shënoi Andrej Kramariq derisa i dyti ishte autogol nga Klaus Gjasula.
Por, në fund Gjasula e përmirësoi gabimin e vet, duke e barazuar rezultatin dhe duke ia mundësuar “Kuqezinjve” ta nxjerrin një pikë.