GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina


KFOR-i: E kemi rritur patrullimin në gjithë Kosovën, përfshirë veriun

27/09/2021
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

KFOR-i është duke e monitoruar nga afër situtatën në të gjithë Kosovën duke e zbatuar mandatin e tij, thotë në një deklaratë Misionit Paqeruajtës, pjesëtarë të së cilit janë parë sot në zonën neutrale mes kufirit Kosovë – Serbi, dhe po ashtu në zonën ku gjenden Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

KFOR-i thotë se e ka rritur numrin dhe kohëzgjatjen e patrullimeve rutinore në gjithë Kosovën, përfshirë edhe veriun.

“KFOR-i po e monitoron nga afër situatën në të gjithë Kosovën dhe mbetet i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – i cili rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të mbrojtur dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. KFOR-i e ka rritur numrin dhe kohëzgjatjen e patrullimeve rutinore në të gjithë Kosovën, përfshirë edhe Kosovën veriore”, thuhet në deklaratë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë sot në një konferencë për media se bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme kanë diskutuar me komandantin e përgjithshëm të KFOR-it për situatën e sigurisë. Dje, ai ka biseduar edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s e edhe me përfaqësuesin për Politikë të Jashtme të Komisionit Evropian lidhur me situatën në veri të Kosovës.

Kur u pyet për shtimin e forcave të KFOR-it në veri, Kurti tha se nuk kanë informacione për këtë, derisa u shpreh se ai nuk merr vendime pa vlerësimet që u vinë nga Policia e Kosovës.

“Ne diskutuam me gjeneralin Federici, komandatin e përgjithshëm të KFOR’it për situatën e sigurisë. Meqenëse ne i kemi policët tanë atje dhe ata e bëjnë vlerësimin e situatës. Vendimet që ne i marrim nuk janë të pastra politike, madje përmbajtja e tyre është shumë profesionale e sigurisë. Unë si kryeministër i Republikës së Kosovës dhe ministri i Brendshëm nuk marrim vendime pa vlerësimet që na vinë nga Policia e Kosovës mbi rrethanat në të cilat ata ndodhen atje dhe ne shkëmbejmë informacionin me KFOR’in sepse jemi më shumë të pranishëm se edhe vetë KFOR’i. Unë nuk kam një informacion të tillë të përgatitjes së hyrjes së KFOR’it. Kam biseduar dje edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO’s, Stoltenberg edhe me zv. Presidentin e Komisionit Evropian dhe përfaqësuesin për Politikë të Jashtme, zotin Borell”, ka deklaruar ai.

Tags: amerikankforimitrovicaneveri
ShareTweetShare
Previous Post

Kryesia e ansamblit Bajram Curri: mbanë takim më kandidatin për kryetar të Prishtinës Uran Ismaili

Next Post

Situata në veri të Kosovës/ AAK kërkon seancë të jashtëzakonshme

Next Post

Situata në veri të Kosovës/ AAK kërkon seancë të jashtëzakonshme

Lajmet e fundit

Mesha e parë e Papës së ri, i pranishëm Zelensky dhe Marco Rubio

Mesha e parë e Papës së ri, i pranishëm Zelensky dhe Marco Rubio

18/05/2025
Rama publikon FOTOT: Tirana në 1996 mes trazirave, në 2025 mikpritëse e liderëve botërorë

Rama publikon FOTOT: Tirana në 1996 mes trazirave, në 2025 mikpritëse e liderëve botërorë

18/05/2025
Keller-Sutter dhe Zelensky diskutojnë në Romë për armëpushimin

Keller-Sutter dhe Zelensky diskutojnë në Romë për armëpushimin

18/05/2025
Takimi me Marko Gjuriqin, ish-ushtari i UÇK-së kërkon nga prokuroria të intervistojnë Nexhmedin Spahiun

Takimi me Marko Gjuriqin, ish-ushtari i UÇK-së kërkon nga prokuroria të intervistojnë Nexhmedin Spahiun

18/05/2025
Vdes një person në QKUK, ishte aksidentuar para disa ditësh

QKUK: Njëri nga të lënduarit nga aksidenti në Prizren në gjendje të rëndë – e vazhdon mjekimin në Intensivë

18/05/2025
Abdixhiku kujton Agim Kikajn: Veprimtar i devotshëm, udhëheqës i përkushtuar dhe njeri i thjeshtë

Abdixhiku kujton Agim Kikajn: Veprimtar i devotshëm, udhëheqës i përkushtuar dhe njeri i thjeshtë

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Mesha e parë e Papës së ri, i pranishëm Zelensky dhe Marco Rubio

Mesha e parë e Papës së ri, i pranishëm Zelensky dhe Marco Rubio

18/05/2025
Rama publikon FOTOT: Tirana në 1996 mes trazirave, në 2025 mikpritëse e liderëve botërorë

Rama publikon FOTOT: Tirana në 1996 mes trazirave, në 2025 mikpritëse e liderëve botërorë

18/05/2025
Keller-Sutter dhe Zelensky diskutojnë në Romë për armëpushimin

Keller-Sutter dhe Zelensky diskutojnë në Romë për armëpushimin

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.