Sa i përket armatimit që po gjendet në lokacione të ndryshme në veri, Eksperti i Sigurisë, Fatmir Çollaku ka thënë se për një kohë të gjatë në veri të Kosovës, janë kontrabanduar armë dhe kanë ekzistuar grupe ilegale.
“Gjetjet e fundit të armëve ilegale në veri të Kosovës dhe gjetjet e tjera identifikimi I armëve që ka ndodhur më herët janë tregues që në kosovë në pjesën veriore për një kohë të gjatë janë kontrabandu armë dhe të gjithë e dijmë që kanë ekzistu grupe ilegale dhe përfaqësues të institucioneve paralele që në vazhdimësi kanë kontrabandu armë, kanë bërë përpjekje për një organizim illegal të një rezistence të armatosur ndaj Kosovës dhe sistemit të Sigurisë,” ka thënë Çollaku.
Teksa thotë se sulmi i Banjskës së 24 shtatorit të vitit të kaluar e shpërfaqi përgatitjen e strukturave të koordinuara nga Beogradi.
“Në 24 shtator të vitit të kaluar u dëshmua se përgatitjet e këtyre strukturave të instrumentalizuara dhe të koordinuara mirë nga Beogradi pra u bë realtitet, e u shpërfaq në publik në kuptimin e njojhes ndërkombëtare të kësaj situate, se në Kosovë kanë vepruar dhe ende ka mbetje të këtyre veprimeve, nënkupton pajisjet armët dhe personat që ende ilegalisht frekuentojnë veriun e Kosovës por gjithënjë në numër të reduktuar,” ka u shpreh Çollaku.
E punën e Policisë së Kosovës, e lavdëron e poashtu thotë se duhet inkurajuar që të vazhdojnë punën për të identifikuar të gjithë personat që mund apo kanë kryer vepra penale.
Ai shtoi se ani pse Serbia u mundua ta destabilizojë Kosovën, nuk ia doli.
“Aksionet e Policisë duhet përshëndetur, rezultatet e punës policore duhet përshëndetur, duhet falënderuar si qytetarë të Kosovës dhe i inkurajoj ata që të bëjnë punën e tyre në zbulim dhe identifikim të përsonave të dyshuar që mund të kenë kryer dhe kryjnë vepra penale, prandaj si qytetar i Kosovës dhe profesionist i fushës së Sigurisë mund të ndihem edhe krenar edhe i sigurt, i sigurt se Policia e Kosovës dhe sistemi i sigurisë po funksionon mirë, kurse krenar që kundrejt propagandës së koordinuar mirë të Serbisë përkundër mbështetjeve dhe inkurajimit nga ana e Serbisë te grupet paralele, grupeve kriminale që i pamë në 24 shtator, përkundër krejt këtyre përpjekjeve për ta destabilizuar Kosovën, nuk ia arritën dhe kemi shumë arsye me besu që nuk do ia arrijnë as në të ardhmen,” tha njohësi i Sigurisë.