Përfaqësuesit e Bordit të Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të vizitojnë Malin e Zi nga 17 deri më 18 qershor dhe Kosovën nga 19 deri më 21 qershor.
Bëhet e ditur se të dy vizitat janë pjesë e një serie të rregullt konsultimesh dhe do t’u japin përfaqësuesve të aksionarëve mundësinë për të takuar zyrtarë të lartë qeveritarë dhe anëtarë të komunitetit të biznesit, si dhe përfaqësues të partnerëve ndërkombëtarë dhe organizatave të shoqërisë civile.
Ata do të vizitojnë gjithashtu projekte private dhe publike të financuara nga Banka në të gjithë Malin e Zi dhe Kosovën.
Përfaqësuesit e BERZH-it do të takohen me Presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviq, Kryeministrin e Malit të Zi Milojko Spajiq dhe Ministrin e Financave dhe Guvernatorin e BERZH-it Novica Vukoviq.
Në Kosovë, përfaqësuesit e BERZH-it do të takohen me presidenten Vjosa Osmani, Ahmet Ismailin, Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës dhe disa ministra.
BERZH ka investuar 664 milionë euro përmes 109 projekteve në Kosovë që kur iu bashkua Bankës në vitin 2012.
Ndërkaq, Mali i Zi iu bashkua këtij institucioni financiar në qershor të 2006-ës dhe që atëherë Banka ka investuar 804 milionë euro në vend përmes 86 projekteve.
Drejtuesit e lartë të Bankës që shoqërojnë misionin do të përfshijnë Matteo Colangeli, Drejtor, Shef Rajonal i Ballkanit Perëndimor dhe Oleg Levitin, Zëvendës Drejtor, Shef i Çështjeve Politike; Remon Zakaria, Drejtor i Asociuar, Shef i Malit të Zi dhe Sergiy Maslichenko, Drejtor i Asociuar, Shef i Kosovës.