Një konflikt i mëhershëm i futi në sherr dy persona të premten në mbrëmje në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Kaçanik. Palët e përfshira në këtë rast edhe më parë janë rrahur mes vete dhe për pasojë mosmarrëveshja ka vazhduar. Njëri ka përfunduar në spital e tjetri në arrati.
Siç merr vesh Sinjali, i dyshuari që e ka goditur me një mjet të fortë viktimën në rastin e mbrëmshëm është Kaltrin Thaqi.
Sipas informacioneve të para, Thaqi e ka sulmuar viktimën, ku për pasojë i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.
I riu që ishte cak i sulmit është dërguar në spital për trajtim mjekësor dhe përkundër lëndimeve të rënda, gjendja e tij është stabile, thonë të njëjtat burime.
Në anën tjetër, i dyshuari po kërkohet nga Policia dhe ndaj tij kanë nisur hetimet me urdhër të Prokurorit të Shtetit.