Tifozët shqiptarë kanë vërshuar rrugët që çojnë te stadiumi “Signal Iduna Park” në Dortmund të Gjermanisë.
Në një lidhje direkte nga Dortmundi, drejtori i futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku, përcjelli festën e jashtëzakonshme nga tifozët shqiptarë.
Sadiku arriti që të fliste edhe me dy tifozë italianë, të cilët gjendeshin në mesin e shqiptarëve.
Tifozët italianë thanë se ishin duke shikuar për fansa të tjerë të tyre “por nuk po mund të gjejmë shumë”.
“Jemi duke shikuar për fansa italianë, por nuk po mund të gjejmë shumë. Ata janë më shumë se ne. Mendoj se për Shqipërinë është një event më i madh sesa për Italinë. Jemi si vëllezër”, thanë ata.
Nga ora 14:00 Tifozët Kuq e Zi kanë paralajmëruar mbledhjen rreth 1 kilometër larg stadiumit “Signal Iduna Park”, për të marshuar tutje drejt shkallëve të stadiumit.