Presidentja Vjosa Osmani është paraqitur live nga Zvicra ku ka folur për Samitin për paqe për Ukrainën, që do të mbahet në Burgenstok.
Ajo ka thënë se Kosova është e fortë kur ecën përpara bashkë me aleat.
“Njësoj siç kanë qenë aleancat të domosdoshme të shpëtohet Kosova nga regjimi gjenocidial, e rëndësishme edhe tani kur po rrezikohet siguria në Evropë nëpërmjet agresionit rus të qëndrojmë së bashkë si aleat që besojmë në të njëjtat vlera”.
“Është me rëndësi që të qëndrojmë bashkë si aleatë, të mbrojmë parimet si në vitet e 90-ta në Kosovë”, ka thënë presidentja.