Forcat ukrainase kanë goditur një aeroport ushtarak në Rusi, duke synuar aeroplanë luftarakë dhe objekte me bomba rrëshqitëse të përdorura për sulme vdekjeprurëse kundër Ukrainës, ka zbuluar një burim sigurie.
Burimi tha se operacioni ishte pjesë e një “fushate të qëndrueshme për të degraduar Forcën Ajrore ruse”, ashtu siç ka bërë Ukraina edhe me flotën ruse të Detit të Zi.
Imazhet satelitore të shpërndara nga burimi, supozohet se tregojnë dy aeroplanë luftarakë-bombardues SU-34 në bazën ajrore Morozovsk në Rusinë jugore, si dhe një strukturë të bardhë përpara sulmit, shkruan skynews.
Një imazh i dytë supozohet të tregojë pasojat, me aeroplanët e shkatërruar.
Mirëpo, deri më tash, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për sulmet nga Ukraina.
Burimi ukrainas i sigurisë tha se “sulmet e sakta” të Ukrainës kishin në shënjestër aeroplanët SU-34 dhe “objektet e municionit me bomba rrëshqitëse” në aeroport.
“Objektivat u goditën për të degraduar aftësinë e Rusisë për të kryer sulme ajrore në rajonin verilindor të Kharkiv”, tha burimi në kushte anonimiteti.