Anëtari i klubit të Kikboksit MV, Zarko Cvetkovic dyshohet se është i dyshuari kryesor për pronësinë e arsenalit të armëve që Policia e Kosovës arriti ta konfiskojë sot në veri të vendit.
Paparaci mëson se Cvetkovic është i dyshuari kryesor i Policisë së Kosovës për armatimet që u kapën sot në katër aksione të policisë.
Cvetkovic, me prejardhje nga qyteti i Pejës është anëtarë i klubit të kikboksit MV, si dhe njëherësh dyshohet se i njëjti është i përfshirë edhe në grupin terrorirst të Banjskës. I njëjti po ashtu është edhe anëtar i Civina Zastises
Një aksion i Policisë së Kosovës i mbështetur edhe nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës në veri të vendit rezultoi me sukses për organet e sigurisë.
Në lokacionin e parë janë gjetur tri armë të gjata AK-47, katër karikatorë me 60 fishekë, një krehër me 11 fishekë, një këllëf revoleje, një çantë ushtarake.
Ndërsa në lokacionin e dytë janë gjetur një rrip brezi me 25 fishekë për armë gjuetie, 23 fishekë për armë gjuetie, pistoletë TT me një karikator me tetë fishekë, tre karikatorë me nga tetë fishekë, dy karikatorë në fotrollë, 28 fishekë për armë të gjata, 10 krehër me fishekë të armës së gjatë (99 fishekë), një kuti me fishekë 7×62, katër pastruese të armës, kuti me lëndë të dyshimtë.
Në lokacionin e tretë janë gjetur armë e gjatë me bajonetë, një pistoletë me dy karikatorë me nga tetë fishekë 7×62 dhe një fotrollë, çantë e zezë me pajisje për pastrim të armës, dy kuti me nga 50 fishekë 7×62, tre karikatorë me fotrolla me nga tetë fishekë, armë e gjatë gjuetie me çantë.
Ndërsa në lokacionin e katërt janë gjetur iriq metalik, jelek i brendshëm antiplumb, 30 copë mjet i dyshuari eksploziv TM 100, një uniformë, çantë e zezë me pajisje të ndihmës së parë dhe adapter për radiolidhje.
Lidhur me konfiskimin e armëve në veri të vendit është deklaruar edhe ministri Xhelal Sveçla.
Ai tha se kërcënimet destabilizuese nga Beogradi do të kundërshtohen me ligj dhe rend.
“Sot, më shumë eksplozivë, armë dhe municione u konfiskuan edhe një herë në veri falë forcave tona vigjilente të sigurisë dhe rritjes së bashkëpunimit me qytetarët tanë në veri. Kërcënimet destabilizuese nga Beogradi do të kundërshtohen me ligj dhe rend”.