Zyrtarë policorë të Njësive Speciale, sot dhuruan gjak në shënim të ‘Ditës botërore të dhurimit të gjakut’.
Policia e Kosovës njoftoi se rreth 80 pjesëtarë sot dhuruan gjak.
“Sot, më 14 qershor 2024, nga ora 11:00, në ‘Sheshin Nëna Terezë’, Prishtinë me moton: “Dhuro gjak, dhuro jetë”, për nder të ‘Ditës botërore të dhurimit të gjakut’, nga Divizioni i Njësive Speciale të PK-së, përafërsisht 80 pjesëtarë kanë dhuruar gjak në mënyrë vullnetare”, thuhet në njoftim.