Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se dje pasdite autoritetet e Aviacionit Civil të Kosovës i kanë lënë në ajër për 37 minuta.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Pacolli ka thënë se janë përfillur të gjitha veprimet e parapara me rregullat e fluturimit dhe nuk kishte pasur asnjë pengesë për aterrim.
“Dje pasdite, autoritetet e aviacionit civil të Kosovës na lanë në ajër (jo edhe mbi territorin e Kosovës), për 37 minuta. Askush nga ne nuk e di arsyen, por një gjë është e sigurt;
Në aeroplan kanë qenë 7 pasagjerë të cilët kanë përjetuar vështirësi për shkak të turbulencave të mëdha në territorin e pritjes për aterrim”, shkroi ai.
Më tej Pacolli ka kërkuar llogari nga autoritetet, për të cilët tha se kanë keqpërdorur detyrat e tyre zyrtare.
“Shpresoj shumë që këto ditë do të njoftohemi për arsyen e këtij veprimi të shëmtuar qe si duket vjenë nga vullneti i individëve të papërgjegjshëm vjen nga vullneti i individëve të papërgjegjshëm që keqpërdorin detyrat e tyre zyrtare, megjithatë organet e drejtësisë janë në veprim”, shkroi Pacolli.