Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në Ditën e Çlirimit e ka dekoruar ish-Kryeministin e Shqipërisë Pandeli Majko “Qytetar Nderi”.
Latifi ka thënë se sa ka qenë Majko në qeveri ka ndihmuar Kosovën ushtarakisht pa ndalime dhe pa asnjë tendencë.
Rahoveci, sot, kremton një ndër ditët më të gëzueshme në historinë tonë më të re, Ditën e Çlirimit të komunës nga pushtuesit gjakatar serbë.
Populli i kësaj ane mbështeti fuqishëm dhe me të gjitha mjetet luftën e lavdishme të UÇK-së, mirëpo ne humbëm shumë njerëz, gjaku i të cilëve forcon themelet e lirisë që po e gëzojmë sot.
Ishte fat historik për shqiptarët që në krye të qeverisë shqiptare të jetë një personalitet karizmatik dhe i guximshëm, i cili nuk ngurroi t’i kundërvihej çdo tendence për ndalimin e mbështetjes ushtarake të NATO-s për Kosovën. Duke qenë në krye të qeverisë shqiptare z. Pandeli Majko, i mblodhi krerët e partive politike pas Masakrës së Reçakut dhe u kumtoi atyre.