Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi ka thënë se katër persona janë në kërkim për të shtënat me armë që tronditën lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, teksa një grua është gërvishtur nga plumbi.
Kryeprokurori Gashi ka thënë se të dyshuarit janë persona të njohur për Policinë e Kosovës. Ai tha se ngjarja erdhi si shkak i një mosmarrëveshjeje një ditë më parë, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Shkaku i një mosmarrëveshjeje që e kanë pasur një më parë, janë gjujtur mes vete nuk ka të lënduar përveç një gërvishtjeje të një kalimtareje aty. Personat e dyshuar janë të njohur për Policinë e Kosovës, janë recidivist. I kemi të gjitha provat, kamerat, i kemi identifikuar dhe gjatë bastisjes në banesën e tyre kemi gjetur dëshmi shumë të rëndësishme, disa maska. Katër persona janë në kërkim. “, tha Gashi.