Durim Jasharaj, analist, ka thënë në “Pressing” se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë dy herë në pozicione të kundërta ndaj qëndrimeve të Qeverisë së Kosovës.
Në rastin e parë përmendi Qeverinë Haradinaj që ishte kundër shkëmbimit territorial, ndërkaq Rama pro.
Ndërkaq, rasti i dytë qëndrimi pro i Ramës për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Edi Rama ka qenë dy herë pozicionin kundërta me qëndrimet zyrtare të Qeverisë së Kosovës. Kur ka qenë Kosova kundër shkëmbimit të territoreve, ai ka qenë pro. Ai është prishur për këtë me Haradinajn derisa kjo punë ka shku në gjyq”.
“Edi Rama ka qenë pro Asociacionit kur Qeveria ka qenë kundër Asociacionit. Ai ka ofru gatishmëri edhe me shkru draft-statut për Asociacion”, ka thënë Jasharaj.