Edhe 500 mijë euro të tjera do të shpenzohen për rrugën Prishtinë-Podujevë, vlera e të cilit është paraparë të shkonte deri në 38 milionë euro.
Për punë shtesë, Ministria e Infrastrukturës i ka dhënë një kontratë të re kompanisë “Agbes Construksion”, me seli në Fier të Shqipërisë.
Kontrata, e dhënë me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit, peshon 570 mijë euro.
Kompania ndërtimore “Agbes Construksion”, e kishte fituar në qershor të vitit të kaluar llotin e tretë të kontratës në vlerë 9.2 milionë euro.
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka sqaruar se i tërë segmenti i rrugës Prishtinë-Podujevë i cili do të zgjerohet do të jetë me pesë llote.
16 km nga Lluzhani deri në Bërnicë do të jetë e ndarë në katër llote dhe lloti i pestë është përfundimi i rrugës nga Lluzhani deri në Poduejvë, që përbën segmentin prej 9 kilometrash.