GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Themelet e shtetit tonë janë të forta, u ndërtuan mbi gjakun e dëshmorëve

13/06/2024
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Themelet e shtetit tonë janë të forta, u ndërtuan mbi gjakun e dëshmorëve
Share on FacebookShare on Twitter

Në kuadër të aktiviteteve dhe ngjarjeve në shënim të 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit të Kosovës, u mbajt pritja shtetërore nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Në këtë ngjarje, të pranishëm ishin edhe udhëheqës të institucioneve vendore e ndërkombëtare, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ambasadorë, e përfaqësues diplomatikë. Fjalën e tij të rastit, kryeministri Kurti e filloi duke përkujtuar javët dhe muajt e pranverës së vitit 1999, të cilat kulmuan me çlirimin e Kosovës.

“Populli i Kosovës i priti ushtarët e NATO-s me krahë dhe zemra të hapura, me buzëqeshje dhe me brohoritje, si çlirimtarë njësoj sikurse luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kudo ushtarëve iu ofruan lule gjersa valëviteshin flamujt e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë dhe shteteve tjera krahas flamurit kombëtar shqiptar,” tha kryeministri.

Më tej, theksoi se liria erdhi falë sakrificës së popullit, rezistencës së UÇK-së dhe ndërhyrjes së aleancës më të madhe ushtarake në historinë e njerëzimit – NATO-s. “Prandaj, sot themelet e shtetit tonë janë të forta sepse ato u ndërtuan mbi gjakun e dëshmorëve, nga qëndresa e popullit dhe me mbështetjen e aleatëve,” shtoi ai.

Kryeministri Kurti veçoi edhe “katër figura të rëndësishme, me të cilët kemi emëruar sheshe dhe rrugë dhe u kemi ngritur shtatore në qytetet e Kosovës. Presidenti Bill Clinton, Kryeministri Tony Blair, Sekretarja Madeleine Albright dhe gjenerali Wesley Clark, për të cilët historia e Kosovës do të ruaj faqet më të ndritura për kontributin dhe rolin e tyre në lirinë tonë.”

Në përfundim të fjalës së tij, kryeministri foli mbi historinë e suksesit të Kosovës, progresit e zhvillimit që ka njohur vendi ynë: “Një çerek shekulli pas largimit të forcave të armatosura okupatore të Serbisë, Kosova është kampione në Ballkanin Perëndimor për progres në demokraci dhe në sundim të ligjit, për respektim të drejtave të njeriut dhe luftim të korrupsionit. Ekonomia e Kosovës apo Bruto Produkti Vendor sivjet do të jetë pesë herë e gjysmë më i madh sesa në vitin 2000, gati tri herë më i madh se në vitin e shpalljes së pavarësisë, 2008, dhe 50% më i lartë sesa para katër vjetëve. Çlirimi i vendit, shpallja e pavarësisë dhe qeverisja e mirë ia kanë vlejtur fort për demokracinë qytetare e njashtu edhe për rritjen ekonomike”.

Tags: Albin KurtiPritja
ShareTweetShare
Previous Post

Të vazhdojmë të ndërtojmë një Kosovë edhe më të fortë

Next Post

“I kena pa serbët tu ikë pa këpucë”

Next Post
“I kena pa serbët tu ikë pa këpucë”

“I kena pa serbët tu ikë pa këpucë”

Lajmet e fundit

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

21/05/2025
Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

21/05/2025
Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.