Deputeti i pavarur e ish-pjesëtari i UÇK-së, Fatmir Humolli, ka komentuar rolin që ka pasur Rugova për çlirim.
Ai ka ironizuar, duke thënë: “ai ka hy në arë me prashit një ren por masi e ka prashit atë ren për mendim tem u ulë e ka pushue, e ka vazhdu UÇK-ja”, tha ai në Dukagjini.
Ai ka thënë se popullata shqiptare ka qenë kundër pushtuesit vazhdimisht dhe në vitet e ’90-ta sipas tij është “një kryengritje e krejt popullit tonë kundër pushtuesit serb”.
“Nuk e njofin më shtetin dhe institucionet serb. Ndërtojnë institucionet paralele kundër pushtuesit serb. Kulminacioni i luftës çlirimtare është luftë e armatost e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ku i ka detyrue dhe i ka mobilizu krejt faktorët kundër pushtuesit serb”, ka thënë Humolli.