Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar të martën në platformën “X”, për darkën bashkë me kryeparlamentarin Glauk Konjufca me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, Ish- ambasadori i OSBE-së, William Walker, dhe ish-presidentin kroat, Stipe Mesiq.
Në këtë darkë nuk ka qenë prezentë presidentja Vjosa Osmani.
Kjo darkë është organizuar për ndër të 25-vjetori të çlirimit të Kosovës.
Kurti ka thënë se lidhjet me aleatët vetëm sa kanë shkuar duke forcuar.
“Një darkë me miqtë nga Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-ve, Shqipërisë dhe Kroacisë – disa nga aleatët tanë më të ngushtë. Për mbi 25 vjet, në cilësinë e ambasadorëve, krerëve të shtetit, ministrave të punëve të jashtme dhe më e rëndësishmja, si individë të përkushtuar për të avokuar kundër padrejtësisë dhe për liri, kanë ndihmuar Kosovën. Eshtë e panevojshme të thuhet se këto lidhje vetëm sa janë forcuar me kalimin e kohës dhe ato gëzojnë mirënjohjen tonë më të thellë”, ka deklaruar Kurti.