Nesër shënohet 25-vjetori i Ditës së Çlirimit të Kosovës.
Në 25-vjetorit, përveç një seance të Kuvendit të Kosovës, është paraparë edhe një parakalim i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në Ditën e Çlirimit raportohet se do të parakalojnë 1.500 ushtarë të FSK-së.
“1500 do të jetë numri i pjesëtarëve të FSK-së që do të parakalojnë në shesh me rastin e përvjetorit të Ditës së Çlirimit” – thuhet nga Ministria e Mbrojtjes.