Në Sallën e Madhe e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, Filharmonia e Kosovës po mban koncert me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Gazetarja Gremisa Latifi ka dhënë më shumë informacione për këtë koncert.
Ajo bëri të ditur se ikona e muzikës tekno, Derrick May së bashku me pianistin Francesco Tristano dhe dirixhentin e tij, Dzijan Emin do të jenë interpretuesit, transmeton Klankosova.tv.
Ata do të permformojnë për dy orë për publikun shqiptar.
Pas koncertit, prej orës 22:30 do të performojnë DJ Ogi dhe DJ Nica2C.