GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Zelensky kërkon miliarda euro për mbrojtjen dhe rindërtimin e Ukrainës

11/06/2024
në Botë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Zelensky kërkon miliarda euro për mbrojtjen dhe rindërtimin e Ukrainës
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, thotë se pret që t’i sigurojë miliarda euro nga vendet aleate për mbrojtjen e Ukrainës dhe për rindërtimin e vendit të vet pas luftës. Ai i bëri këto komente më 11 qershor në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Berlin.

Gjermania është nikoqire e konferencës dyditore për planifikimin e rindërtimit të Ukrainës pas përfundimit të luftës së nxitur nga pushtuesi rus, si pasojë e të cilës pjesë të Ukrainës janë rrënuar.

Në këtë konferencë po marrin pjesë 2.000 njerëz nga politika, biznesi dhe fushat e tjera.

“Ne do të largohemi nga kjo konferencë me marrëveshje për miliarda euro për mbrojtjen tonë, në lidhje me prodhimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake në Ukrainë, si dhe për energjinë tonë, për riparimin dhe ndërtimin e një sistemi të ri dhe më modern energjetik”, tha Zelensky në konferencën dyditore që nisi më 11 qershor në kryeqytetin gjerman.

Zelensky i theksoi sulmet ruse në objektet energjetike të Ukrainës, duke shtuar se prej dimrit të kaluar është shkatërruar gjysma e kapacitetit të vendit për prodhimin e energjisë elektrike.

Sulmet e vazhdueshme ruse ndaj rrjetit energjetik të Ukrainës e kanë detyruar Kievin të vendosë reduktime të rrymës në gjithë vendin.

Zelensky u bëri thirrje aleatëve të Kievit ta furnizojnë Ukrainën me më shumë kundërajrorë, duke thënë se kjo është “përgjigja” për ndaljen e përparimit të Rusisë në luftë dhe për sigurimin e paqes afatgjate.

“Përparësia më e madhe strategjike e Rusisë ndaj Ukrainës është superioriteti në qiell. Është terrori raketor dhe i bombave që u ndihmon trupave ruse të çajnë përpara në fushëbetejë”, theksoi Zelensky, duke shtuar “mbrojtja ajrore është zgjidhja”.

Në një komunikatë të lëshuar para konferencës, ministrja e Ministrisë gjermane për Zhvillim, Svenja Schulze, tha se “edhe gjatë në kohën e tashme të luftës, Ukraina ka nevojë të ndërtojë vazhdimisht shtëpi, tubacione uji, spitale dhe rrjet energjetik”.

Gjermania është furnizuesja e dytë më e madhe e Kievit

Tags: BE-UkraineVolodymyr Zelensky
ShareTweetShare
Previous Post

Nesër do të ketë numër të jashtëzakonshëm të pjestarëve të FSK-së sheshin e Prishtinës

Next Post

Vetplagoset me armë zjarri një person në Viti

Next Post
Vetplagoset me armë zjarri një person në Viti

Vetplagoset me armë zjarri një person në Viti

Lajmet e fundit

Incidenti i Vjosa Osmanit në Aeroportin e Shkupit, flet Kryetari i Kuvendit të RMV-së: Mora veprime që të mos esklaojë situata

Incidenti i Vjosa Osmanit në Aeroportin e Shkupit, flet Kryetari i Kuvendit të RMV-së: Mora veprime që të mos esklaojë situata

22/05/2025
Aksion policor në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Arrestime në Fushë Kosovë e Malishevë për propagandë dhe ideologji terroriste

22/05/2025
‘’Janë publike bisedat’’- Quni ‘godet’ VV-në për lidhjet me Listën Serbe

‘’Janë publike bisedat’’- Quni ‘godet’ VV-në për lidhjet me Listën Serbe

22/05/2025
Rohde: Liria e medias në Kosovë është në trend brengosës

Rohde: Liria e medias në Kosovë është në trend brengosës

22/05/2025
Kryediplomatja evropiane sot në Kosovë, takime me liderët e partive e konferencë për media

Kryediplomatja evropiane sot në Kosovë, takime me liderët e partive e konferencë për media

22/05/2025
Moti për sot: Me diell e shi

Moti për sot: Me diell e shi

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Incidenti i Vjosa Osmanit në Aeroportin e Shkupit, flet Kryetari i Kuvendit të RMV-së: Mora veprime që të mos esklaojë situata

Incidenti i Vjosa Osmanit në Aeroportin e Shkupit, flet Kryetari i Kuvendit të RMV-së: Mora veprime që të mos esklaojë situata

22/05/2025
Aksion policor në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Arrestime në Fushë Kosovë e Malishevë për propagandë dhe ideologji terroriste

22/05/2025
‘’Janë publike bisedat’’- Quni ‘godet’ VV-në për lidhjet me Listën Serbe

‘’Janë publike bisedat’’- Quni ‘godet’ VV-në për lidhjet me Listën Serbe

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.