Letra që Qeveria e Kosovës ia nisi Këshillit të Evropës, ku zotohej për hartimin e draft statutit të Asociacionit dhe dërgimin në Kushtetuese, nxiti një reagim të ashpër të presidentes Vjosa Osmani.
Nervozën e saj me partnerët në koalicion e Gërvallen nga ish-partia e saj, Osmani e kishte shfaqur haptas në një prononcim për “EO”, duke e kritikuar ashpër letrën e nisur për në KiE.
“Të gjitha kanë rënë në ujë me ofertën që është bërë atë ditë sepse ajo ofertë nuk ka qenë as për nga përmbajtja e as për nga procedura vazhdimësi e listës së zotimeve që e kanë nënshkruar të tre liderët…” – kishte thënë ajo.
Duke folur për këtë reagim të saj, kryediplomatja në një intervistë për “Telegrafi”, u shpreh se “si duket e zënë në befasi”, presidenten e vendit.
“Si duket e kemi zënë në befasi, dhe nuk ka qenë e informuar. Po si duket nuk është informuar edhe a është dashtë me informuar po, po të kishin qenë rrethanat normale dhe të mos kishte qenë shpejtësia e jashtëzakonshme edhe spontaniteti i një veprimi të tillë, atëherë me siguri që do ishte informuar, sepse nuk ka asnjë arsye për të mos e informuar.” – citohet se ka thënë ajo.