Eksperti i sigurisë, Dritan Goxhaj, ka thënë se eksporti i armëve nga Serbia për në luftën në Gaza, e bën atë bashkëfajtore për vrasjen e civilëve atje.
Goxhaj tha se eksporti i armëve, ashtu siç i bën bashkëfajtore të gjitha shtetet e tjera të cilat prej momentit të fillimit të vrasjeve masive në Gaza, i kanë dhënë armatime Izraelit për ta vazhduar gjenocidin, aty hyn edhe Serbia.
“Edhe Serbia hyn në këto shtete që i kanë dhënë armë Izraelit dhe e bën atë bashkëfajtore në këtë gjenocid ndaj popullit në Gaza. Kjo tregon edhe një herë se Serbia s’ka as parime, as vlera e as ideologji, por ka vetëm qëllime”, tha Goxhaj në “Kosova Today”.
Më tej, Goxhaj tha se qëllimet e Serbisë janë që t’i japë Izraelit armë në mënyrë që ta marrë mbështetjen e lobit izraelit në ShBA për të vepruar kundër Kosovës.
“Qëllimet e Serbisë janë që t’i japë Izraelit armë, në mënyrë që të marrë mbështetjen e lobit izraelit në Amerikë për të vepruar kundër Kosovës. Qëllimi i Serbisë është që t’i përdorë të gjitha mënyrat dhe mundësitë e saj për të për sa më shumë lotime kundër Kosovës”, tha ai.