Gjykata e Apelit në Shqipëri ka vendosur që vula e Partisë Demokratike t’i kalonte Rithemelimit, grupimit të Sali Berishës.
Apeli mori vendim për mos pranim të ankimimit të Enkelejd Alibeajt.
Trupa gjykuese e përbërë nga Alma Ahmeti e anëtarë Iliba Bezati dhe Elona Toro nuk pranuan ankimin, duke lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë të marrë se vula i takon Berishës.
Në 27 dhjetor të vitit të kaluar Gjykata e Lartë riktheu për rishqyrtim vendimin e dhënë që njihte si kryetar të Partisë Demokratike Sali Berishën.
Në arsyetimin e dhënë nga gjykata theksohet se në vendimin e dhënë, janë bërë shkelje procedurale duke u interpretuan gabim normat dhe ligji.