Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka bërë të ditur se më 12 korrik do të organizohet festë e madhe në nder të kontributit të mërgatës sonë në çlirimin e Kosovës.
Kështu është shprehur ajo në një postim në Facebook.
“Faleminderit Mërgatë! Më 12 Korrik, nga ora 18:00 deri në 23:00, në Prishtinë, MPJD organizon festë madhështore në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për kontributin e jashtëzakonshëm të mërgatës sonë në çlirimin e Kosovës. Ju mirëpresim!”, ka shkruar Gërvalla.