Gjatë takimit të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, i pari u pyet me ironi për takimin me Kryeministrin e Kosovës,Albin Kurtin, duke i’u referuar këtij të fundit si “vëllau i vogël”
Edi Rama nuk pranoi të përgjigjet për takimin me Kurtin, por me përgjigjen e tij ka konfirmuar se nuk do të ketë mbledhje të përbashkët mes dy qeverive.
“Vëllain e vogël e kam në Tiranë, është kryetar i Klubit Partizani. Me bëtë pyetjen me shpresën që do të me fusni në kurth, por jam mësuar më këto”, u përgjigj Rama.